Kryetari i PD, Sali Berisha tha në Cërrik gjatë prezantimit të kandidatit të PD, Servet Duzha se, kandidatët tanë për kryetar bashkie janë kandidatët e vullnetit tuaj, të besimit tuaj, janë kandidatët e lirisë.
“Të dashur qytetare dhe qytetarë, banorë të Cërrikut, vëllezër dhe motra, zonja e zotërinj, një përshëndetje të përzemërt për këtë takim fantastik, superentuziastë.
Përshëndetje gjithashtu banorëve e qytetarëve të Cërrikut, kudo që ndodhen sot.
Është nder dhe kënaqësi për mua të paraqes para jush, kandidat për qytetar të parë të Cërrikut, Servet Duzhën. Servet Duzha është një nga veprimtarët më të përkushtuar të PD-së, sikundër edhe njëri prej qeveritarëve vendorë më të suksesshëm që kjo parti ka patur, qeveritarin vendor të Bashkisë Cërrik.
Më 14 maj, ju ftoj të votoni Servet Duzhë, të cilin ju e njihni në të gjitha aspektet. Njihni vlerat e tij menaxhuese, vlerat e tij drejtuese, vlerat e larta familjare dhe morale, ndjeshmërinë, dhembshurinë dhe dashurinë që ka për ju, për Cërrikun, transparencën e tij, përkushtimin e madh që të ndryshojë me të gjithë mundësitë për mirë, jetesën tuaj dhe gjendjen në Cërrik.
Serveri dhe tani, këtë radhë, të gjithë kandidatët tanë për kryetar bashkie kanë edhe një veçanti tjetër. Ata nuk janë më kandidatë të kryetarit apo kryesisë së partisë, por janë kandidatë të vullnetit tuaj, të besimit tuaj, të votës tuaj, janë kandidatë të lirisë. Dhe kjo ju garantoj ju është një arritje e madhe, është një respekt, një përmbysje e praktikave të mëparshme të përfaqësimit tuaj.
Në rast se deri dje ai që ju përfaqësonte ju sygjerohej nga kryetari apo kryesia, sot ai varet direkt nga ju, nga vota juaj dhe ai e di se duhet të derdhë djersë, të punojë me përkushtim që përsëri ta meritojë këtë votë. Dhe kjo është forma më e shkëlqyer e përfaqësimit të qytetarëve dhe përgjegjësia më e lartë ndaj tyre”, tha Berisha.
Check Also
Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit
Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …