Belind Këlliçi program për ulje taksash: Zbusim kostot e jetesës!

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka prezantuar tek qytetarët dhe bizneset në zonën e “Myslym Shyrit” programin e tij për uljen e taksave. Sipas Këlliçit, ky program do të ndihmojë biznesin e vogël dhe të mesëm.

“Do t’ju lë njhë kopje të programit për tarifat dhe taksat për biznesin e vogël që do të ulen dhe një pjesë do t’i zerojmë se nuk jeni pse të paguani as taksë për shkollën, për infrastrukturë shkolle nga dy herë. Ideja është të ndihmojmë biznesin e vogël. Kam shpalosur programin për uljen e taksave për biznesin e mesëm dhe të vogël që janë më të persekutuarit në këto vite”.

Ky program është mbështetur edhe nga vetë qytetarët dhe bizneset.

“Nuk është vendi jonë ky, prandaj u them fëmijëve ikni, ikni. Ta thotë prindi është shumë e rëndë”.

“Na e hiqni këtë”.

“Me mençuri dhe qytetari, ashtu do të fitosh”.

“Besojmë shumë”.

Qytetarë

Programi i paraqitur nga Belind Këlliçi synon uljen dhe zerimin e të paktën 7 taksave dhe tarifave vendore për 41 mijë biznese të vogla dhe të mesme në kryeqytet.

 

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply