Alibasha braktiset dhe nga këshilltari i ngushtë ligjor

Pas kandidatëve, grupin Basha-Alibeaj e braktis dhe këshilltari i ngushtë ligjor.

Marash Logu, këshilltari ligjor grupit të Alibeajt , ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion.

Njoftimin e ka dhënë vetë Logu në një postim në facebook.

“Kam paraqitur sot dorëheqjen nga funksioni i këshilltarit ligjor të Grupit Parlamentar të PD-së. Faleminderit lidershipit për besimin dhe secilit prej deputetëve demokratë për bashkëpunimin. Mirënjohës çdo demokrati për mbështetjen dhe dashamirësinë gjatë këtij rrugëtimi”.

Logu thotë se do të vazhdojë të mbetet anëtar i PD-së dhe të kontribuoj si profesionist i ligjit në familjen tonë politike.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: 11 interpelanca me Ramën janë refuzuar, turp! Mos i dilni zot vilave të Ballukut!

Kreu i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij, deklaroi se kjo …

Leave a Reply