Gjinushi gjeti armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të Akademisë…

Nga Ina ZHUPA

Gjinushi gjeti armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të akademisë, që nuk po lënë revolucionin sovjetik të marshoj! Vetë foli, vetë qeshi po gjë nuk qullosi!

Pavarësisht, sa qesharak mund të bëhet një individ si Gjinushi, paligjshmëria e tij nuk ndryshon, interesat duken qartë, nevoja për mandat të dytë e ka bërë nervoz.

Armiku i jashtëm, jam unë, deputetja e opozitës që e ka cuar mandatin e tij në kushtetuese dhe që nuk rresht dot të denoncuari ndryshimet e një ligji që po përgatiten me porosi. Ndërkohë po unë kam 6 muaj që e kërkoj dhe e pres në komisionin e edukimit, të flasim për akademinë, për veprimtarinë shkencore dhe financiare të saj. Siç e dini zotëria nuk guxon të vij, por gjithsesi une e ripërsëris kërkesën edhe publikisht, eja në komision!

Me ligjin aktual të gjithë e dinë që ndalohen dy mandate rradhazi, e shkruar e zeza në të bardhë. Ndryshimet me porosi, nuk reformojnë institucionin, por japin mundësi Gjinushit si i vetmi i interesuar për tu hequr fjala rradhazi, që të kërkoj mandat të dytë pas të parit.

Cfarë reformimi apo risie ka për Akademinë duke hequr kufizimin e moshës 75 vjec për kryetarin sic e kërkon ligji aktual që ti ndërpritet mandati?! Kujtojmë që Gjinushi është 74 vjeç dhe duhej ndryshuar edhe kjo pikë që të gëzoj mandat të dytë 4 vjeçar, që po ja përgatisin shokët Beqiraj dhe Koçi.

Ndryshime që duken si kostum me porosi, por me dhëndër rraqe.

Parlamenti duhet ti shërbej interesit publik, të adresoj problematikat e zgjedhësve, të jap kontribut në pavarësinë dhe qarkullimin e drejtimit në institucionet e pavarura dhe jo të shndërrohet në institucion që i shërben një individi politik për të mbajtur peng Akademinë e Shkencave.

Si mund të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, komisionet parlamentare, seanca plenare, deputetët dhe shërbimet e kuvendit të punojnë për një projektligj që i shërben vetëm një njeriu?! Qartësisht kemi të bëjmë me shpërdorimin e taksave të qytetarëve dhe fyerje ndaj tyre duke ofruar ligje që duan të mbajnë të lidhur pas karriges së shkencës, politikanin, ish ministrin e fundit komunist të arsimit.

Më pas sulmon edhe “armiqtë e brendshëm” akademikun Fuga e studiuesen, profesoreshën Shamku, me të cilët, i ka rënë sharra në gozhdë! Mjafton të kujtoj se atje ku japin leksione ata si të barabartë me koleget e tyre perëndimor (Francë dhe Itali) Gjinushi vështirë se shkon dot as si dëgjues.

I ftoj profesorët ti dhurojnë ndonjë nga librat e tyre, meqë “kryetari i dijes” ska asnjë botim shkencor të vetin.

About Redaksia

Check Also

Arsyeja pse sot PS përfaqësohet nga 82 skllevër vullnetarë

Nga Irena BEQIRAJ Këto rreshta i kam shkruar në 7 Shtator 2023! Sepse kanë munguar …

Leave a Reply