Autobusi merr flakë/ Silvi Bardhi: Jeta e qytetarëve në rrezik, Veliaj duhet të largohet

Zëdhënësja e fushatës së kandidatit për Kryetar të Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, Silvi Bardhi, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e pasdites së sotme, ku autobusi i linjës Institut-Tiranë u përfshi nga flakët.

Ajo shkruan se qytetarët po u vihet jeta në rrezik. Në një postim në Facebook, Silvi Bardhi shprehet se Erion Veliaj duhet të pranojë dështimin dhe duhet të largohet.

Postimi i Silvi Bardhit

Autobusi i “Institutit” në flakë. Qytetarët dalin të tmerruar. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Erion Veliaj duhet të pranojë dështimit me administrimin e jetës së qytetarëve në Tiranë.

Ai duhet të largohet, edhe pse me turp. Boll më me propagandë. Qytetarëve po u rrezikohet jeta nga babëzia e vjedhjes. Ne e kemi në dorë ndryshimin e madh!

 

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …

Leave a Reply