Revolta/ Banorët e Bërxullës tentojnë të futen në zyrat e Hipotekës: Rama e Balluku, hajdutë!

Banorët e Bërxullës gjatë protestës së ditës së sotme kanë tentuar të futen në ambientet e Hipotekës, por nuk janë lejuar nga forcat e policisë.

Ata bllokuan hyrjen e Hipotekës, ndërsa thanë se Rama dhe Balluku janë hajdutë.

“I kanë bërë zyrat si bunkerë, si në kohën e Enver Hoxhës. Këtu është brenda Kryeministri, ministrja Balluku, të gjithë hajdutë, ministri i drejtësisë…”

“Kjo është kupola e hajdutëve, mbroni hajdutët. Turp të kini, turp, turp”, thanë banorët përballë oficerëve të sigurisë dhe të policisë së shtetit që kishin blinduar hyrjen.

Banorët u kanë bërë thirrje drejtuesve te Hipotekës që t’ua certifikojnë sa më parë pronat e tyre. “Ne vijmë si njerëz, kurse këta si skutha që nuk kanë parë diellë me sy. Këto janë sorollatja që i bëhen popullit që mos na bëjnë punë, kjo bëhet për të vjedhur”, tha njeri prej banoreve”.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Krerët e dy karteleve bashkë me Drejtorin e Policisë grabitën shishet e verës të Agasit me vlerë 4 milionë euro

Sali BERISHA Vjedhje e bujshme shtetërore! Zhduken, vidhen nga vinoteka e Gys Agasit shishet e …

Leave a Reply