Enkelejd Joti ikën nga RTSH, Rama e emëron në qeveri

Enkelejd Joti ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar. Përmes një shkrese drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH-së, Joti ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i cili mbante që prej vitit 2021.

Mësohet se dorëheqja e tij ka ardhur pasi pritet të marrë postin e zv.Ministrit të Mbrojtjes.

Enkelejd Joti ka mbajtur më herët postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Media-s, për 12 vjet rresht, që nga 2003 deri në dhjetor të 2015 kur ai dha dorëheqjen.

Ai ka kryer studime në fushën e ekonomi-financës, teksa më herët ka mbajtur edhe detyrën e nëndrejtorit të Përgjithshëm të TVSH.

Nga viti 2017, ai ka qenë drejtori i ri i Qendrës Spitalore Nënë Tereza, e ndërsa pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi, për korrupsion me tenderat, ai mori pjesë në garën për të drejtuar RTSH, ku u shpall fitues dhe mori 7 nga 9 vota të Këshillit Drejtues.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Krerët e dy karteleve bashkë me Drejtorin e Policisë grabitën shishet e verës të Agasit me vlerë 4 milionë euro

Sali BERISHA Vjedhje e bujshme shtetërore! Zhduken, vidhen nga vinoteka e Gys Agasit shishet e …

Leave a Reply