Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i pari në listën e votimit, pengjet jashtë

KQZ ka hedhur sot shortin për renditjen në fletën e votimi për Këshillat bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit.

Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi në fjalën e tij u shpreh se janë vetëm tre subjekte politike, që kanë paraqitur listën shumëemërore në 61 bashki, si Partia Socialiste e Shqipërisë, Koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Partia Agrare Ambientaliste të cilat do të ndajnë numrin nga 1 deri në tre në fletën e votimit.

Nga ky proces, të parët që do të renditen në fletën e votimit për Këshillat është koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, ndërsa PS do të jetë e 2 në radhë dhe PAA e 3.

About Redaksia

Check Also

Masakra zgjedhore/ Analisti: SPAK-u i vërsuli zagarët e tij duke goditur vetëm kundërshtarët e Ramës!

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për …

Leave a Reply