“Për mua, projekti kryesor jo vetëm për Bicajt por për të gjithë Kukësin, është ndërtimi i rrugës së “Unazës së Bjeshkëve”! Ky ishte zotimi i Admir Sinamatit në takimin e mbajtur me banorët e fshatit Mustafë të këtij qarku.
Më tej, kandidati i opozitës ftoi çdo socialist dhe qytetar ti bashkohen lëvizjes së tij politike për të ndryshuar dhe rrëzuar aktualitetin politik të “sektit të Rilindjes”, sekt i cili ka sjell vetëm korrupsion, frik e largime masive të shqiptarëve.
Ndërkohë që ndalesa e radhës për kandidatin e opozitës për bashkinë e Kukësit ishte fshati Nangë. Ndalesë te një komunitet që përfaqëson simbolikën më të fortë të historisë së Partisë Demokratike në gjithë këto vite.
“Ekipi ynë, tha kandidati Sinamati, ka evidentuar nga afër nevojat parësore të fshatit, prej hapjes së perspektivave të reja të punësimit deri te administrimi i hapësirës infrastrukturore në rehabilitimin e kanalit vaditës, rrethimin e varrezave, rikonstruksionin e shkollave dhe qendrave sociale e shëndetësore, deri te aspekti turistik në kthimin e kullave tradicionale në muze dhe bujtina”!