Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Vorën, Indrit Hoxha ka zhvilluar takime me banorët në Marikaj ku ka dëgjuar nga afër problemet e tyre të cilave nuk u janë dhënë zgjidhje nga bashkia.
“Rruga dhe kanalet e ujërave të zeza te ne janë për të vënë duart në kokë”, tha një banor.
Indrit Hoxha kërkoi mbështetjen e banorëve për zgjedhjet e 14 majit për të sjellë ndryshimin e shumëpritur për të gjithë banorët e Vorës.
“Marikaj është një nga 100 fshatrat turistikë që ka Shqipëria, sipas ministrisë së Bujqësisë. Investimet e qeverisë janë zero. Prioriteti im si kryetar bashkie do të jetë infrastruktura rrugore dhe uji i pijshëm. Jo vetëm kaq, por lobimi i fortë i imi që njerëzit që merren me kultivimin e vajit të ullirit tu mundësojë kontrata eksporti me vendet e BE-së. Dilni votoni masivisht, shprehni mendimin tuaj të lirë”, tha Hoxha gjatë takimit.
Një ndër problemet që shqetëson edhe pak katër vitesh banorët e Marikajt është procesi i rindërtimit, i cili vijon të zvarritet.