Berisha: Malësia e ka marrë vendimin! Tonini bashkë me toninët e tjerë do shkojnë me Edi Ramën atje ku e meritojnë

Kryetari i PD, Sali Berisha ishte sot në Malisinë e Mdhe për të mbështetur kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Isa Ramaj për drejtimin e bashkisë. Berisha tha se, Malësia e ka marrë vendimin e saj,  Tonini bashkë me toninët e tjerë do shkojnë me Edi Ramën atje ku e meritojnë.
“Sot, ne vijmë para jush për të kërkuar votën e çdo malësori, çdo malësoreje, atdhetar, patriot, punëtor.
Por vijmë gjithashtu krenar me ju dhe ballëhapur para jush, sepse ne vijmë për të paraqitur Isa Ramën, kandidatin tuaj, njërin prej jush, i cili dallon shumë nga Tonini, jo se Tonini nuk është i kësaj treve, por problemi është se Tonini dhe të gjithë si Tonini nuk janë më të qytetarëve, janë të Edi Ramës, janë kandidatë të qeveritarëve.
Do ju jap një shembull: në parlament ju keni Ramadan Likën përfaqësues. Ramadan Lika, në parlamentin e vendit, pikërisht se ka ndjerë përgjegjësitë para jush, është bërë një avokat i pamposhtur i interesave të malësorëve të Malësisë së Madhe.
Më thoni pak, sa herë e keni dëgjuar Paulinin të çelë gojën për Malësinë e Madhe. Ja ku është këtu zonja Greta Bardeli. Në mënyrë të vazhdueshme ka ngritur në parlament problemet e qarkut të Shkodrës. Po kështu Zef Hila.
Sa herë e keni dëgjuar Benet Becin të flasë një fjalë për Shkodrën në dy vite? Asnjëherë!
I solla këto shembuj për të thënë se ndryshimi është shumë i madh, se këta janë qeveritarët tuaj. Ata janë të qytetarëve dhe do mbeten të qytetarëve.
Ky është ndryshimi esencial që duam të sjellim më 14 maj. Unë e di që Malësia e ka marrë vendimin e saj dhe Tonini bashkë me toninët e tjerë do shkojnë me Edi Ramën atje ku e meritojnë.
Lutja ime është të mbledhim çdo votë në çdo skaj të kësaj malësie.
Edi Rama është qeveritari i parë që i thotë qytetarëve mos dilni në votime. Ky ka frikë dhe tmerr nga vota juaj. Kjo tregon se ai është i pashpresë.
Ndaj dhe ne duhet të votojmë të gjithë ndryshimin, të votojmë Isa Ramën, të votojmë 1-shin, se kemi votuar liritë tona!”, u shpreh Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Veliaj pritet me protesta para SPAK: Hajdut, po të zënë hakat…

Disa qytetarë kanë protestuar me pankarta në duar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, pasi …

Leave a Reply