Berisha: Nuk do të lejojmë kurrë që të përmbytet Dibra nga Skavica!

Ish-Kryeministri Berisha në takimin e prezantimit të kandidatit të Shtëpisë së Lirisë për Dibrën, Premtim Kryemadhi, në vijim të fjalës së tij për përballjen me shtetin e mafias ai tha se, çfarë bëhet me sheshin e Flamurit, që duhet të ishte objekt diskutimi jo vetëm për vlonjatët për të gjithë shqiptarët.

“E dëgjoni atë që thotë jam Kolekë, edhe pse është nga Mbreshtani i Beratit. Por e ka psikologjinë e etërve të tyre. Pa pyetur dibranët, vendos të përmbysë tokat më pjellore. Të zhvendosë qindra fshatra, shkolla, kopshte, xhami, teqe etj.

Ajo nuk mund të ndodhë kurrë. Që të përmbytet Dibra nuk mund të ndodhë kurrë. Në vitin 2005, Fatos Nano kishte firmosur me një kompani të madh italiane, ndërtuesen më të madhe të HEC-eve në Itali, kontratën për Skavicën.

Erdhi kompania dhe i thashë nuk e pranoj. Sepse e para e ke marrë pa tender, dhe e dyta nuk pranoj përmbytjen e tokave të Dibrës.

Italiani ishte serioz, sepse edhe pse kishte nënshkruar kontratën me kryeministrin, kishte shkuar dhe në parlament dhe më tha ke të drejtë. Bëri një projekt tjetër, me deviacion, pasi me anë të një tuneli e nxirrte Drinin në afërsi të Bicajve. Ai nuk e realizoi dot këtë projekt për arsye të tija.

Është e vërtetë se diga e madhe bëhet rregullator për Fierzën, që ka më shumë energji. Sot jemi në kohën e energjisë solare, të erërave, pra ka burime të tjera. Hajde të zhvillojmë energji të tjera dhe të mos përmbysim Dibrën.

Ai i deleguari i Ramës që ju ka sjellë këtu nga Tirana, të dalë para jush dhe të japë llogari për Skavicën dhe projektin e tij që ka për Dibrën”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Një rrëfim ndryshe për Berishën

𝐒𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐭ë 𝐦𝐨𝐬 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞 𝐭ë 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡ë𝐬 𝐩ë𝐫 𝐭ë ç𝐚𝐫ë 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝ë𝐧, 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐧𝐠𝐚 …

Leave a Reply