Berisha: Këto zgjedhje shënojnë fitoren e parë të kthimit të zgjedhjeve të lira!

Ish-Kryeministri Berisha gjatë prezantimit të kandidatit “Shtëpisë së Lirisë” në Dibër, Premtim Kryemadhi, është shprehur se, këto janë zgjedhje për të gjithë Shqipërinë, pasi shënojnë fitoren e parë të revolucioni dhe kthimin e zgjedhjeve të lira.

“Këto zgjedhje janë për 6 bashki, por në fakt janë për gjithë Shqipërinë. Sepse këto zgjedhje shënojnë fitoren e parë të revolucioni tonë paqësore për përmbysjen e narko shtetit dhe hapjen rrugë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Këto zgjedhje duhet të shënojnë kthesën e madhe, për Dibrën dhe Shqipërinë. Për 8 vite ajo që është rritur më shumë në Shqipëri, nuk është popullata, që duhej të rritej sipas ligjeve të natyrës dhe biologjike, por është rritur varfëria dhe mjerimi.

Me përpjekje të jashtëzakonshme arritëm të kemi rrogën mesatare më të lartë në Rajon në vitin 2012. Sot kemi rrogën më të ulët në rajon.

Vetëm në 3 muaj e fundit janë rritur çmimet në mënyrë shumë të ndjeshme. 17 për qind është rritur çmimi i zarzavateve, 10 për qind buka. Çmimi i naftës është më i larti në Europë, njësoj si Zvicra dhe Suedia. Pse? Sepse Edi Rama ka vendosur taksat më të larta për të mbushur xhepat me naftën tuaj dhe të fermerëve shqiptarë.

Shpesh ju thonë se në vitin 2008 ka qenë nafta me çmimin më të lartë, por çmimi i fuqisë në treg ka qenë 150 dollarë. Ndërsa vitet e fundit nuk ka qenë fuqia më e shtrenjtë ka qenë 90 dollarë ka qenë nga 40 në 90 dollarë për fuqi. Nafta sot duhet të jetë 1/3 e çmimit më e lirë se shitet në treg”, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.

About Redaksia

Check Also

Një rrëfim ndryshe për Berishën

𝐒𝐢𝐤𝐮𝐫 𝐭ë 𝐦𝐨𝐬 𝐢𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐝𝐞𝐧𝐨𝐧𝐜𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞 𝐭ë 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡ë𝐬 𝐩ë𝐫 𝐭ë ç𝐚𝐫ë 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝ë𝐧, 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐧𝐠𝐚 …

Leave a Reply