Kryetari i PD, Sali Berisha, në mbyllje të fusdhatës në Elbasan tha se, Rama e nisi këtë fushatë, me tritol dhe e mbylli me turp, me arrestime, vazhdon e bën një seri mashtrimesh. Berisha tha se, le t’i shndërrojmë këto 48 orë në 48 orë të reflektimit tonë, dhe le të ndalemi pastaj dhe të mendojmë për njerëzit që janë larguar nga familjet tona, nga farefisi, nga krushqitë, njerëz tanë të dashur.
“Këto dy ditë le të ftojmë bashkë çdo qytetare dhe qytetar të Elbasanit, çdo qytetar shqiptar. Le të reflektojmë për gjendjen tonë ekonomike, të mendojmë se sa herë në dyqanet tona rëndohemi nga çmimet gjithnjë e në rritje.
Të mendojmë për listat e gjata, që zgjaten e zgjaten e bëhen tërkurzë, sepse shumë nga bashkëqytetarët tanë nuk kanë me se të paguajnë ushqimin e përditshëm. Të mendojmë se si i përcjellim fëmijët në shkollë dhe nuk i plotësojmë nevojat e tyre.
Të gjitha këto kanë ardhur sepse prej shumë vitesh, Elbasani dhe Shqipëria qeverisen nga i njëjti regjim dhe është kaluar nga mandati në mandat, nga shiu në breshër. Ndaj dhe ju ftoj të votoni ndryshimin me 14 maj dhe mos harroni, se të gjithë sa thashë më sipër, Edi Rama në këtë fushatë i mbuloi me tallje për qytetarët, me sharje për kundërshtarët, me tallave për gaztorët. I mbuloi me mashtrime si zakonisht.
Ai e nisi këtë fushatë, siç jeni dëshmitar me tritol, e mbylli me turp, me arrestime. Vazhdojnë me një seri mashtrimesh.
A nuk premtoi ai rritjen e rrogave, rrogës mesatare në 900 euro. A nuk tallet ai në këtë mënyrë me qytetarët shqiptarë të cilët përballen me skamjen dhe varfërinë. Çfarë ndihme marrin shqiptarët sot nga kjo qeveri, kur vetëm 20% e tyre përfitojnë ndihmën ekonomike.
Le ti shndërrojmë këto 48 orë në 48 orë të reflektimit tonë, dhe le të ndalemi pastaj dhe të mendojmë për njerëzit që janë larguar nga familjet tona, nga farefisi, nga krushqitë, njerëz tanë të dashur. Shumica e tyre janë larguar nga mospasja, papunësia, pamundësia, nga dhunimet e lirive dhe të drejtave të tyre. Ju vetë e keni të qartë se si dhjetëra e mijëra shqiptarë u arrestuan për faturat e dritave si në asnjë vend tjetër”, u shpreh Berisha.
Check Also
Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës
Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …