Meta: Rama, autori i masakrës zgjedhore, do t’i shikoni të gjitha faktet

Ai tha se do të dokumentojnë vjedhjen e zgjedhjeve, do përgatisim kontestim ligjor dhe do një dokumentacion për institucionet ndërkombëtare.

“Do t’i shikoni të gjitha faktet. Janë denoncuar përpara, gjatë dhe në vazhdimësi. Në radhë të parë është në rendin e ditës dokumentimi i të gjithë masakrës zgjedhor, së dyti është kontestimi ligjor dhe përgatitja e dokumentacioneve edhe në institucionet ndërkombëtare. Gomerët e Edi Ramës nuk do kenë më mundësi të vjedhin të qetë taksat e qytetarëve shqiptarë”, tha Meta.

Ai u pyet edhe nëse do të mbajnë përgjegjësi për humbjen që pësoi opozita në zgjedhjet e 14 Majit.

“Nuk ekziston asnjë krahasim mes tij që ia fali pushtetin vendor Ramës, në tavolinë për 4 vite me atë luftë dhe përpjekje që u bë për të rikthyer pluralizmin politik, edhe pse i cunguar është kthyer në të gjitha këshillat bashkiakë, të jeni të qartë se nuk ka dorëzim dhe kapitullim përpara mafies shtetërore dhe narko-shtetit, do të luftojmë në emër të mbi 500 shqiptarët që në kushte presione votuan me sakrifica të mëdha, por edhe atyre që u penguan, intimiduam dhe iu morën kartat e iu bënë presione nga më të rënda”, u shpreh Meta.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë në Kongresin amerikan: Në Shqipëri nuk lejohen zgjedhjet e lira

Fatmir MEDIU Kënaqësi që të bashkëorganizoja me Kongresmenët Pete Sessions dhe RIbert Aderholt, Forumin e …

Leave a Reply