Bledi KASMI
Kryetari i PD, Prof.Dr.Sali Berisha paralajëmroi sot gjatë një mbledhje të kryesisë dhe grupit parlamentar se PD nuk do të njohë kurrë rezultatin e zgjedhjeve të dominuar nga terrori i bandave, blerja e votës dhe nga komisionerë të paligjshëm në qendrat e votimit
Berisha tha se PD po identifikon të gjitha provat dhe faktet nga farsa elektorale e 14 majit Ai deklaroi se nuk mund të pranohet asnjë rezultat i zgjedhjeve në të cilin 870 mijë votues morën direkt apo në potencial, bonus me para.
Berisha akuzoi direkt Ramën si njeriun që qëndron pas farsës elektorale të 14 majit duke kujtuar se në rastin e Shkodrës ka qenë kreu i qeverisë ai që ka pajtuar 5 banda kriminale me qëllim për grabitjen e votës me 14 maj.
Lidhur me blerjen e votës, Berisha tha se provat janë publike që nga rritja e pensioneve para fushatës, tek rritja e pagave dhe rasti me flagrant rënia e euros. Ai u shpreh se për rënien e euros në treg duhet të hidhen rreth 30-40 milionë euro në ditë.
Kryeari i PD deklaroi se ka dyshime të fota për ndërhyrje në paisjet elektronike. Ai përmendi dy faktorë të kësaj ndërhyrje, e para ka të bëjë algoritmin e këtyre pajisjeve dhe e dyta, që është e provuar, është ajo e vendosjes së patronazhistëve të PS tek këto pajisje ditën e votimit, të cilët shoqëronin edhe votuesit pë të votuar.