Spahia inaguron këndin e ri sportiv në shkollën “Ali Laçej”

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka ndarë mnë rrejtin e tij social Facebook, disa momente krah nxënësve të shkollës “Ali Laçej” në këndin e ri sportiv. Spahia shkruan ndër të tjera, se ky investim u bë në bashkëpunim me donacionin e fondacionit të modeles shqiptare Angela Martini.

Postimi

Një tjetër kënd sportiv bashkëkohor për nxënësit dhe fëmijët e Shkodrës.
I lumtur që në bashkëpunim dhe falë një donacioni të fondacionit të modeles shqiptare Angela Martini, i dhurojmë shkollës 9-vjeçare “Ali Laçej” këtë hapësirë moderne. Jo vetëm për orët e edukimit fizik por edhe argëtimin pasdreke të fëmijëve dhe të rinjve të kësaj zone.
Më shumë mjedise sportive, për një jetë të shëndetshme dhe larg problemeve për rininë shkodrane. Kjo ka qënë motoja e çdo investimi që kemi realizuar në territorin e Bashkisë Shkodër.

About Redaksia

Check Also

Trump sulmon prokurorin: Do hetohet, është i korruptuar, mund të ekzekutojë njerëz

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të …

Leave a Reply