Gaz Bardhi dhe deputetët e Bashës bashkuan votat me Ramën për rritjen e pagave të veta, emrat

Pas rreth 5 orësh debat, Kuvendi votoi dje dyfishimin e rrogave të deputetëve dhe rritjen me masën 80% të rrogave të ministrave, si pjesë e paketës për rritjen e pagave të të gjithë administratës shtetërore.

Projektligji i debatueshëm për shkak të rritjes së menjëhershme të rrogave që do të miratonin deputetët për veten e tyre, ishte planifikuar të votohej para zgjedhjeve, por u shty për shkak se në draftin fillestar të ardhur nga qeveria, ligjvënësit nuk përfitonin.

Nga tabulati i votimit të djeshëm ku rezulton se jo pak por 24 deputetë të Partisë Demokratike, kanë bashkuar votën me Partinë Socialiste për rritjen e pagave të tyre, raporton ballkanëeb.
Shumica e tyre janë pjesë e grupit “Alibeaj”, por pro kanë votuar edhe Agron Gjekmarkaj, Ervin Salianji e Xhelal Mziu të cilët më parë nuk janë pozicionuar në asnjë grupim.

Megjithëse ishin pjesë e seancës në fillim të saj, deputetët që mbështesin ish kryeministrin Berisha kanë munguar gjatë votimit dhe në tabulat rezultojnë si “jo të pranishëm”. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe deputetët e Partisë së Lirisë.

Tre deputetë, Dashnor Sula, Bujar Leskaj dhe Petrit Doda kanë votuar kundër, ndërsa Flutura Açka dhe Elda Hoti kanë qenë në sallë në momentin e votimit, por nuk kanë votuar.

Ashtu siç paralajmëroi, Edi Rama e kishte aktivizuar kartën e tij në pajisjen elektronike ku votohet, por nuk ishte në sallë në momentin e votimit.

Deputetët e opozitës PRO

Ferdinand Xhaferraj
Ramadan Likaj
Gazmend Bardhi
Bledion Nallbati
Agron Gjekmarkaj
Xhelal Mziu
Merita Bakiu
Emilja Koliqi
Mesila Doda
Sajmir Koreshi
Kreshnik Çollaku

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply