Gazetari i intervistës bombastike me Ronaldon: Faleminderit dhe lamtumirë Granit Xhaka

Gazetari i njohur britanik, Piers Morgan, i cili u bë i njohur mbi të gjitha për intervistën bombastike të Cristiano Ronaldos, pas së cilës ylli portugez u largua nga Manchester United, ka bërë një postim për Granit Xhakën në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social, “Twitter”.

Morgan, i cili njihet si një tifoz i flaktë i Arsenalit, e falënderoi yllin kosovar për kontributin e dhënë në “Emirates Stadium”, ndërsa e pranoi se tifozëve të “Gunners” do t’ju mungojë përfaqësuesi zviceran.

“Faleminderit dhe lamtumirë, Granit. Ne i patëm disa lëkundje gjatë rrugës, por ti i fitove tifozët e Arsenalit me ndershmërinë, punën e palodhur, përkushtimin dhe pasionin tënd. Dhe, ne përfunduar duke të dashuruar. Suksese në pjesën tjetër të karrierës”, ka shkruar Morgan.

Xhaka vendosi të largohet nga “Topçinjtë” në fund të këtij sezoni dhe sipas të gjitha gjasave karrierën do ta vazhdojë në Gjermani.

Bayer Leverkuseni do t’i paguajë 15 milionë euro për kartonin e tij.

About Redaksia

Check Also

Granit Xhaka nominohet për “Top të Artë”

Granit Xhaka është nominuar për Top të Artë. Mesfushori me origjinë shqiptare, pas një viti …

Leave a Reply