Kamerat e sigurisë zbulojnë detaje të reja për vrasjen e vajzës nga Kenia

Zbulohen të tjera detaje rreth hetimit për dhunimin me pasojë vdekjen e 22-vjeçares keniane, Joy Aoko, ngjarje e ndodhur në Gushtin e vitit 2022.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci ka mësuar se Prokuroria e Tiranës ka identifikuar nga kamerat e sigurisë një punonjës të kazinosë ku punonte 22-vjeçarja, i cili është shtuar në listën e të dyshuarve.

Sipas gazetares Daci, gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar se e ka shoqëruar disa herë Joy Aokon në banesën ku ajo qëndronte.

Ky punonjës ka pohuar gjithashtu se një natë është ngjitur bashkë me 22-vjeçaren në banesën ku ajo qëndronte. Polica e ka identifikuar këtë punonjës nëpërmjet kamerave të sigurisë së një ambasade, duke lëvizur me scuter.

Ai ka pranuar se më herët ka lëvizur me biçikletë ndërsa kohët e fundit para se të ndodhte ngjarja kishte blerë scuterin. Por sa i përket dhunimit me pasojë vdekjen e 22-vjeçares keniane, nuk ka ende asnjë person të arrestuar. /tvklan.al

About Redaksia

Check Also

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …

Leave a Reply