PD dorëzon në Kuvend projektligjin për minimumin jetik

Partia Demokratike dorëzoi sot në Kryesinë e Kuvendit projektligjin për vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh për çdo shqiptar si një domosdoshmëri jetike, për të nxjerrë shqiptarët nga varfëria ekstreme.

Nga ky minimum përfitojnë qindra e mijëra qytetarë në ndihmë ekonomike, në papunësi dhe në pension.

‘Përfituesit e minimumit jetik janë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë banimin e tyre të përhershëm në Republikën e Shqipërisë dhe të ardhurat e tyre janë nën pragun e minimumit jetik, sipas përcaktimeve të këtij ligji, apo akteve nënligjore të dala në zbatim të tij.’, thuhet në nenin 7 të këtij projektligji.

Kërkesa për të përfituar nga minimumi jetik mund të bëhet nga kryefamiljari, një anëtar madhor i familjes bashkë me bashkëshorten, secili prej bashkëshortëve, ose nga vetë individi.

About Redaksia

Check Also

Drejton aksionin e IKMT në Theth, gazetari: Fatmir Metaj, i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Fatmir Metaj, i cili po drejton aksionin e IKMT-së …

Leave a Reply