Deputeti i PD: Grupet e të fortëve të Bashës na u hodhën në fyt…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është shprehur se grupet e të fortëve të ish-kryedemokratit Lulzim Basha shkaktuan tension në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.

Komentet Sula i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se mbështetësit e Bashës akuzonin palën tjetër se po e çonin partinë te Berisha. Ai tha se Basha ka bërë sikur ka ikur nga drejtimi i PD-së, por sipas tij, ai ka qëndruar gjithmonë aty.

“Unë i shoh gjërat në realitet dhe çdo gjë mori fund mbrëmë. Grupet e të fortëve të Bashës, krijuan tension kur po zhvillohej mbledhja e PD-së. Na akuzonin neve që po e merrnim partinë e po e çonim te Sali Berisha. Diskutohej që të bëhej një certifikim i të gjithë anëtarësisë dhe më pas të bëhej votimi.

Unë nuk them që të përjashtohet Basha nga gara, por do të ishte shumë e ndershme që të votohej me ndershmëri. Këtu nuk bëhet fjalë për Berishën dhe Flamur Nokën, por për anëtarët e thjeshtë të PD-së që do të bënin zgjedhjen e kryetarit të ri. Na u hodhën në fyt në këtë moment duke na thënë që po e çoni partinë te Berisha dhe Rithemelimi.

Unë gjej rastin të falënderoj të gjithë ata deputetë që u ngritën në lartësinë e përgjegjësisë dhe të moralit të tyre. Shpreh keqardhjen për disa deputetë që u shndërruan në patericë për disa interesa të vogla dhe meskine. Nga pala tjetër, nuk bëhet fjalë për fitoren e PD-së, por për mbijetesë të Bashës në PD. Në bashkëpunim me vendimet e gjithë kolegëve të tjerë, do të mblidhemi dhe do të marrim një vendim nëse do të distancohemi apo jo nga kjo forcë politike”, u shpreh Sula.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nga Amerika, vendi i lirisë, filluan t’u fryjnë brirëve të censurës në mënyrë të pabesueshme!

Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur në forumin “Të drejtat e Shkelura” u shpreh …

Leave a Reply