Kryetari i PD, Sali Berisha postoi një video nga fjala e tij dje përpara deputetëve demokratë.
Në video, Berisha thekson se, 500 mijë votues shqiptarë janë gati të mbushin sheshet dhe rrugët kundër regjimit.
“500 mijë shqiptarë që votuan si idealistë me guxim epik dhe i rezistuan industrisë gjigante të blerjes së votës, nuk u mposhtën nga makineria gjigante e frikësimit të zgjedhësve, janë të gatshëm të mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës dhe të përballen me këtë regjim armik ndaj tyre, me këtë regjim antikushtetues, antikombëtar.
Kurrë ndonjëherë ky komb nuk ka qenë më në rrezik shkatërrimi se këtë periudhë. Nuk ka një thirrje të brendshme për shpëtimin e tij më të fuqishme se sot”, tha Berisha.