sh-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka reaguar sot pas lajmeve për sanksione ndaj Albin Kurtit dhe lajmit se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dorëzuar kancelarit gjerman dhe presidentit francez një version të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Haradinaj në një postim në Twitter shkruan se agjentët e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive.
“Pra tash ‘agjentët’ e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Të mos gabohemi. Qëllimi mbetet i njëjtë: ndarja e Kosovës!!”, shkruan Haradinaj.