Farsa elektorale/ Berisha: Ftoj shqiptarët të përballemi me regjimin me mosbindje civile

Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi denoncime të tjera për farsën elektoral. Gjatë një konference për shtyp Berisha ftoi shqiptarët të përballemi me regjimin me mosbindje civile.
“Në serinë e farsës elektorale, unë kam sjellë këtu para jush dokumente në video, të cilat faktojnë në mënyrë të pamohueshme batërdinë elektorale që ndodhi në Elbasan, rolin prej kriminelësh elektorale të hapur të operatorëve socialistë, kontrollin e tyre të plotë mbi votën e qytetarëve, votimin e tyre për qytetarët, format e votimit jashtë të gjitha standardeve ligjore dhe kushtetuese të vendit dhe ndërkombëtare.
Atë çka tregojnë kamerat në Elbasan, ajo është shëmbëlltyra e shëmtuar e këtyre zgjedhjeve.
Unë ftoj shqiptarët të ndjekin këto fakte dhe dokumenta të një rëndësie jetike, për të marrë vendimin, ndoshta më të rëndësishëm të jetës së tyre, të përballemi me mosbindje civile me këtë regjim që nuk na lejon të votojmë, që kontrollon votën, manipulon votën tonë dhe është i aftë të shkelë çdo ligj, çdo vendim, në mënyrë që të grabisë mandatet e pamerituara”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si gënjeu Rama në Londër për vizitën e tij në Rusi, Berisha publikon videon  

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama duke e quajtur “Maduron …

Leave a Reply