Kërpaçi: Rama vazhdon vret ëndrrat e të rinjve!

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Floida Kërpaçi ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të testit të maturës, kësaj here i matematikës, vetëm 20 minuta pasi maturantët janë futur në provim. Kërpaçi shkruan se, teza e maturës shtetërore e cila supozohet se përgatitet më shumë profesionalizëm dhe në fshehtësi të plotë, del e postuar në rrjete sociale para se sa të nisë provimi.

Reagimi i plotë

Proçesi i Maturës Shtetërore është një flluskë e madhe sapuni, e mbushur plot me padrejtësi dhe pabarazi!

Tezë e maturës shtetërore, e cila supozohet se përgatitet me shumë profesionalizëm dhe në fshtehtësi të plotë, del e postuar në rrjetet sociale përpara se sa të nisë provimi dhe vetë maturantët në testim të njohurive ta shohin.

Pra, nuk mund të përjashtojmë asnjë shqetësim legjitim të mijëra maturantëve dhe prindërve të tyre, që tezat e maturave shtetërore në të vërtetë kanë një çmim dhe me njohjet e duhura, dikush arrin ti sigurojë dhe të zhvillojë një provim duke i pasur zgjidhjet gati.

Sot doli teza e matematikës, më parë ka dalë ajo e tezave të tjera. Mirëpo edhe sot asnjë nga institucionet publike nuk mban përgjegjësi, asnjë hetim administrativ nuk është nisur nga Ministria e Arsimit, ndërsa qeveria Rama vazhdon vret ëndrrat e të rinjve që praktikisht padrejtësia i çon në emigrim.

Suksese në jetë maturantë, se në maturë merita nuk ka vend…!

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply