Kuvendi 1 minut heshtje për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Berlusconi

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, i cili ndërroi jetë ditën e hënë.

Me kërkesë të kryeparlamentares Lindita Nikolla, ligjvënësit shqiptarë u ngritën në shenjë nderimi dhe mbajtën një minutë heshtje për kavalierin.

Gjatë fjalës së saj, Nikolla tha se Berlusconi ishte një mik i vjetër dhe i shquar i Shqipërisë, ndërsa shtoi se ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve.

About Redaksia

Check Also

Reagimi zyrtar/ Kushner dhe Ivanka Trump përgënjështrojnë Ramën

Rama u mundua te fshihej nga protestuesit në lidhje me investimin në Zvërnec duke deklaruar …

Leave a Reply