Ish-i dërguari i posaçëm amerikan, Richard Grenell, tha se administrata e Donald Trump ka ndërmarrë hapa të paprecedentë për të afruar Kosovën dhe Serbinë.
“Për shkak se ne ishim duke bërë aq shumë progres, ne diskutuam idenë potenciale për heqjen e NATO-s nga Kosova në vitin 2020”, tha ai në Real America’s Voice.
Grenell tha se Kosova e Serbia u pajtuan për zhvillim ekonomik, për hapje të kufijve dhe se pati marrëveshje edhe për fluturime mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ai tha se administrata e Joe Biden vendosi që të ndryshojë politikat ndaj Ballkanit Perëndimor dhe se tani BE-ja është në krye.