Berisha: Pasi rrëmbeu logon e PD me policinë e Edi Ramës, Lul Brava është zhdukur dhe nuk takon askënd

Ish-Kryeministri Sali Berisha nga Bubullima e Lushnjes tha se, Lulzim Basha është i inkriminuar dhe do të përgjigjet deri në fund lidhur me dosjen e Toyota Yaris.

Berisha tha se, nëse në Shqipëri dosjen ia mbylli Edi Rama, Lulzim Basha do të përballet me drejtësinë belge.

“Prokuroria belge do t’i shkojë deri në fund hetimeve dhe do e shikoni se ai nuk do të mund të shpëtojë dot”, tha Berisha.

Ai u shpreh se, pasi rrëmbeu logon e PD me policinë e Edi Ramës, Lulzim Basha është zhdukur dhe nuk takon askënd.

“Pse nuk takon asnjë demokrat Lulzim Basha? Se ka frikë se i gjuajnë me vezë dhe domate, pasi u hodhi gaz atyre në selinë e PD”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi kërcënues për Veliajn/ Rama darkoi me Yuri Kim të premten?

Ardit ZENELI Gjurulldi e madhe, në Fier! Mes shumë pikëpyetjesh, po ngrejmë disa: Pse Erion …

Leave a Reply