Skandali i Gjicit/ Berisha: Fytyra e regjimit! Të bëjmë gjithçka për të aktivizuar nervin e protestës

Kryetari i PD, Sali Berisha, komentoi të mërkurën përpara deputetëve opozitarë edhe skandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

“Rasti tjetër, ai i Kukësit është fytyra e vërtetë e këtij regjimi, është dëshmia e sundimit të të gjitha formave të korrupsionit, përfshi korrupsionin erotik.

Është një dëshmi flagrante e një regjimi të kalbur, që ka humbur prej kohësh të drejtën për të qeverisur.

Sa të jetë, vetëm skandale do kemi.

Duhet të bëjmë gjithçka për të aktivizuar më shumë nervin e protestës antiqeveritare.

Ky regjim përveç protestës, nuk njeh gjuhë tjetër. Duhet ta kemi shumë të qartë dhe duhet të qartësojmë te zgjedhësit”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Kryeprokurori italian, Nicola Gratteri: Kullat e Tiranës, pastrimi i parave të mafies!

Bumi i ndërtimeve dhe ngritja e pandalshme e kullave në Tiranë kanë ngritur prej kohësh …

Leave a Reply