Dule: Rama ka marrë peng Fredi Belerin

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ngriti nga foltorja e Kuvendit shqetësimin për arrestimin e Fredi Belerit, i cili pas hekurave u shpall dhe kryebashkiak i Himarës. Dule tha se ‘rrëmbimi’ i Belerit është orkestruar me urdhër të Ramës.

“Ne jemi në një fazë shumë të arrirë të pushteteve ku kemi shtet, qeveri, dhe një Ludovik që thotë; shteti jam unë. Në një kohë kur Luigji i XIV ishte idhull, ky i joni është turp i kombit.

Një qytetar, Fredi Belerit i dhunohet në mënyrë arbitrare në çdo këndvështrim, liria. Një kryetari të zgjedhur me mandat të ratifikuar të një nga 61 bashkive të vendit, i privohet e drejta kushtetuese. Një komuniteti.

Atij të Himarës, i nëpërkëmbet e drejta klasike e sovranit. Përse? Thjesht dhe vetëm se nuk i pëlqen Ludovikut të parë të Shqipërisë.

Autor i pengmarrjes së zotit Beleri është Rama. Para zgjedhjeve të majit, ishte ai që dha sinjalin në takimin me himariotë, të supozuar. Ky motiv i cili ishte denigrues, intimidues, nga çdo këndvështrim, abuziv, motivi ishte Fredi Beleri. Stigmatizimi, demoniuzimi i tij me qëllimin final rrëmbimin e Bashkisë së Himarës.

30 minuta para rrëmbimit të Belerit, Rama dha urdhrin që të rrëmbehet dhe të mbahet peng”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

“Trump, turp i civilizimit”, Linda Rama thotë se ka të njëjtin mendim me Edin për Presidentin amerikan

Linda Rama pohon sot se ka pasur të njëjtin mendim me bashkëshortin e saj kur …

Leave a Reply