Aktivistja dhe juristja Adriana Kalaja, e ftuar në emisionin e mëngjesit në Kafe Shqeto në SYRI TV u shpreh se, Rama dhe Ahmetaj kanë bërë një marrëveshje të fshehtë sa i përket aferës së inceneratorëve dhe ky takim është bërë në Londër.
Në të gjithë rastet kur jemi përpara veprës së korrupsion dhe shpërdorimit të detyrës zyrtarët janë arrestuar dhe ndodhen në burg. Nëse ne marrim në konsidersatë se cfarë po ndodh me çështjen e inceneratorëve, ajo e Elbasanit është në përfundim ndërsa pëer atë të Tiranës nuk kanë filluar hetimet akoma. Në dosjen e Elbasanit, Ahmetaj po gjykohet në vete dhe në këtë gjykim dyshohet se fshihet një marrëveshje mes Ahmetaj dhe kryeministrit Rama.
Kërkesa e SPAK për t’i hequr imunitetin Ahmetajn po qëndron në sirtarët e kuvendit edhe pse ka gati tre muaj që ndodhet aty. Akoma nuk po e kuptoj se përse ajo kërkesë po qëndron akoma aty dhe nuk po merr rrugëzgjidhje. Por në këndvështrimin tim kontrolli i banesës së Ahmetajn është bërë në kundërshtim me ligjin pasi ai gëzon akoma mandatin e deputetit dhe duhej marrë leje nga Parlamenti dhe besoj se kjo është një Shoë dhe propagandë qoftë nga SPAK dhe nga qeveria.
Ahmetaj dhe Rama kanë bërë një takim të fshehtë në Londër menjëherë pas kërkesës së SPAK për ti hequr mandatin dhe se në atë takim mund të jenë dakorduar shumë gjëra për të ardhmen.