Gjici në Gjykatë: Nuk është shkelje ligji të bësh seks në zyrën e shtetit

Gazetarja Glidona Daci ka zbardhur dëshminë e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, në Gjykatën e Posaçme.

Ai është shprehur se dënimin për gabimin që ka bërë e ka marrë, por nuk ka shkelur ligjin. Dhe për këtë thotë se bashkia që ka drejtuar nuk ka parë asnjë projekt.

“Unë u ndëshkova për veprimin qe kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin. Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore jam dakord me qëndrimin e avokatit”, është shprehur ai.

Gjykata e Posaçme la në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. 51-vjeçari Gjici akuzohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” neni 260 i Kodit Penal ku nëse do provohet akuza ai mund të dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.

Hetimet për Gjicin nisën disa ditë më parë, pas publikimit në rrjetet sociale të një video me përmbajtje erotike, ku ish-kryebashkiaku kryente marrëdhënie intime me shtetasen Alma Kaçi.

Pas aktit seksual, ata diskutojnë në zyrë për një projekt që do të financohej nga bashkia për izolimin e qenve endacakë në Kukës. Menjëherë më pas, Gjici thërret në zyrë një vartësin e tij që të merret me dokumentacionin që do dorëzojë shtetasja Alma Kaçi.

Për Kaçin, Gjykata la në fuqi masën “arrest në shtëpi”.

About Redaksia

Check Also

Një tjetër menaxher i fushatës së Trump në zyrën e Berishës për fitoren e PD

Tani i njëjti autor përmend Paul Manafort, pasi e ka parë në oborrin e PD …

Leave a Reply