Prokuroria e familjes Felaj/ Neza: U tregua qartë si qeveria po e përdor shtetin

I ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri TV gazetari Sami Neza ka deklaruar se skandali i deputetes së PS-së Ermonela Felaj në emërimin e katër familjarëve të saj në Prokurorinë e Tiranës tregon qartazi sesi qeveria e përdor shtetin sipas interesave të tyre.

Neza është shprehur se ky skandal duhet të marrë përmasat e duhura të rëndësisë për tu trajtuar si çështje, pasi i ka kaluar kufijtë e etikës në institucionet e drejtësisë.

“Ky është një ligj që nuk ka rënë shumë në sy. Është shumë e çuditshme sepse kjo duhet të ngrinte shumë debat. Natyrisht nuk ka ngritur debat brenda mazhorancës që ka ndryshuar ligjin por edhe opozita e cila ka qënë jashtë parlamentit atë kohë duhet të kishte reaguar.

Edhe shoqëria civile duhet të kishte reaguar. Është shumë e tmerrshme kjo gjë sepse ky është një nen shumë thelbësor, i cili thyen kufijtë e etikës në institucionet e drejtësisë dhe nëse thyen kufijtë e etikës në institucionet e drejtësisë përmes një ligji i cili kalon në parlament do të thotë se këtu nuk ka mbetur më asnjë barrierë. Barrierat këtu thuajse janë të thyera dhe pushteti mund të përdorë drejtësinë për interesat e veta”, tha Neza.

About Redaksia

Check Also

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …

Leave a Reply