Mourinho merr një tjetër dënim

Tjetër dënim për Jose Mourinho dhe Romën. Gjykata Federale Kombëtare ka dhënë vendimin për trajnerin dhe klubin verdhekuq për akuzat e luzitanit ndaj gjyqtarit Daniele Chiffi (gjykoi sfidën e 3 majit mes Romës dhe Monzas).

“Specia One” është pezulluar 10 ditë me nisjen e sezonit të ri, çka do të thotë se nuk do të jetë në stolin e verdhekuqve në dy takimet e para të Serisë A për sezonin 2023-2024.

Gjykata Kombëtare Federale, e kryesuar nga Carlo Sica, e dënoi Mourinhon gjithashtu me 50 mijë euro gjobë

Për më tepër, ky institucion i ka vendosur gjobë po në shumën 50 mijë euro edhe Romës.

About Redaksia

Check Also

Trump merr çmimin e “Paqes”

Prej orës 18:00 ka nisur në “Kennedy Center” në Uashington, ceremonia e shortit për fazën …

Leave a Reply