Familja Soros zgjat duart mbi universitetet

Përpara se t’ia kalojë timonin të birit, biznesmeni 92 vjeçar ka investuar për të përhapur axhendën e tij politike nëpërmjet Open Society Foundation edhe nga katedrat universitare. E tija është një filantropi që sipas Elon Musk e “urren njerëzimin”.
wig shop
wig stores
cheap wigs for sale
cheap wigs
cheap lace front wigs
best human hair wigs
real hair wig
cheap human hair wigs
best wigs for white women
wig stores
best wigs on amazon
cheap wigs
short blonde wig
black women wigs
cheap lace front wigs
wig outlet
cheap wigs
black hair wig
best human hair wigs
online wig store
best human hair wigs online
cheap wigs for sale
lace front wigs
cheap wig
cheap wigs
best human hair wigs online
womens real hair wigs
wigs sale
wig types
wig sale
best wigs for black women
human hair lace front wigs
wholesale wigs
wig shop
headband wig
wig sales
human hair wigs for women
wigs sale
wig shops
luvme glueless wigs
wigs online

Sipas “Financial Times”, George Soros duket se ka investuar në vite 32 miliard dollarë në tentativën e përhapjes së axhendës së tij politike nëpërmjet Open Society Foundation, prej të cilave të paktën 20 miliard, zyrtarisht, nëpër universitetet e përhapura në të gjithë botën. Tani biznesmeni dhe bankieri 92 vjeçar me një prej pasurive më të mëdha të botës, njeriu që më shumë se çdo gjë tjetër e ka vënë filantropinë në shërbim të pulsioneve kulturore progresiste, do t’ia cedojë kontrollin e fondeve aksionere të tij prej 25 miliard dollarësh të birit Alexander.

“Me babain – një prej donatorëve më të mëdhenj të Partisë Demokratike të historisë së Shteteve të Bashkuara, që është impenjuar personalisht për të drejtën e abortit në Shtetet e Bashkuara – e mendojmë njëlloj, por unë jam më politikan sesa ai», ka deklaruar pinjolli, sapo ka marrë pishtarin. Nga ana tjetër, vetëm në muajt e fundit, Alexander është bërë ambasador de facto në Shtëpinë e Bardhë, duke takuar midis të shumtëve Chuck Schumer, lider i demokratëve në Senat dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris, por edhe presidentin brazilian Lula dhe kryeministrin kanadez Trudeau.

Është në botën universitare që sfera e influencës e fondacionit të familjes Soros ka shikuar kryesisht në dekadat e fundit. I biri, Robert Soros, është zgjedhur në këshillin administrativ të Central European University (CEU) në vitin 2012 dhe vëllai për baba i tij, Alexander, ka zënë tani vendin e tij. Ndër vite Soros ka financuar më shumë se 20000 bursa studimi, duke investuar në qindra milionë vetëm në kolegjet amerikane dhe duke krijuar një universitet të tij.

Ka qenë i pari që ia ka lënë komandën që Soros baba, duke zgjedhur platenë e Davosit – Forumi Ekonomik, mbledhja e elitës botërore – ku ka lançuar projektin e tij të ri: Open Society University Network (OSUN). 1 miliard dollarë të dhëna vetëm vitin e parë dhe një apel ndaj të gjithë atyre, si ai, që kanë ëndërrën e bashkëpunimit me krijimin e një “rrjeti universitar global të ri”. Do të integrojë mësimin dhe kërkimin midis instituteve të arësimit të lartë në të gjithë botën, do të ofrojë kurse në rrjet dhe programe diplomimi të ndërlidhura dhe do të mbledhë periodikisht studentë dhe pedagogë nga vende të ndryshme për debate edhe online. «Forcimi i vlerave të shoqërisë së hapur, sidomos liria e shprehjes dhe diversiteti i opinionit», është ky qëllimi i hedhur e zeza në të bardhë.

Soros ka qenë i qartë, objektivi është të ndërtojë një rrjet universitetesh të impenjuara “në mendimin kritik” që merren me ndryshimin klimaterik dhe mbrojtjen e demokracisë nga “diktatorë” si Donald Trump. «Im atë e ka kupuar se arësimi është mënyra më e mirë për të garantuar se vlerat në të cilat beson mund të rinovohen në pdo gjeneratë», ka komentuar Alexander Soros. «E konsideroj OSUN si projektin tim më të rëndësishëm, por edhe si atë më afatgjatin. Për këtë motiv do të doja ta shikoja të realizuar sa jam në jetë», ka replikuar babai George. Për Leon Botstein, president i Bard College: «OSUN është iniciativa më transformuese e arësimit të lartë që kam parë gjatë gjithë karrierës time».

Nga New York duke kaluar nëpër Azi dhe Afrikë, rrjeti global i universiteteve mbi të cilat Soros ka zgjatur duart e tij është në ekspansion të vazhdueshëm. Megjithatë aventura e parë e Sorosit në arësimin e lartë me qëllim promovimin e vizionit të tij, nuk është edhe aq e vonshme. Subvencioni i parë i bamirësisë në botën universitare është në vitet ’70 me Bard College e New York dhe është pikërisht nga ky i fundit që në 2020 ka premtuar 100 milion dollarë në dekadën e ardhshme.

Projekti morri më pas një kornizë më të pëlrcaktuar me themelimin e Universitetit të Europës Qendrore (CEU) në Hungari në vitin 1991. Prej gjithmonë, por sidomos deri kur Orbáni nuk i ka dalë përpara dhe për këtë dënuar nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian, bazë ideologjike e operacioneve të tij në fushën e arësimit të lartë.

Ndër më influentët ish nxënës janë për t’u kujtuar sigurisht ish presidenti i Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili; Lívia Járóka, në vitin 2017 zëvendëspresidente e Parlamentit Europian, zëvendëspresidente e Komisionit të të Drejtave të Grave dhe Barazisë Gjinore në Brukseë dhe presidente e Parlamentit Europian në grupin e punës për përfshirjen e romëve; Monica Macovei, ish ministre e Drejtësisë e Rumanisë dhe më pas parlamentare europiane; Tina Khidasheli, ish ministre e Mbrojtjes gjeorgjiane; József Berényi, president i Partisë së Koalicionit hungareze në Sllovaki dhe Orsat Miljenië, ish ministër i Drejtësisë kroate. Ama vetëm George Soros ka mundur të shikojë nga gjendja e arësimit të lartë amerikan dhe të konkludojë që nuk është aq sa duhet liberal.

Vetëm në 2020, OPEN Society Foundation e Sorosit ka caktuar mbi 63 milion dollarë, pak më shumë se 5% të buxhetit të tij, për ta influencuar arësimin e lartë në nivel global. Harvard, Columbia, Indiana University dhe Georgetown midis 19 kolegjeve në rrjetin e biznesmenit. Midis kurseve që paratë e Sorosit kanë siguruar janë sigurisht “Hate Studies Initiative”, “Migration Initiative”, “Racial Justice Initiative” dhe “Abrogimi i burgjeve dhe policia” për t’u mësuar studentëve «sesi të projektojnë një fushatë publicitare multimediale për të bërë virale abrogimin e burgjeve».

Georgetown ka marrë 1.8 milion dollarë për Justice at Stake Campaign, OJF që mendon se nuk ka sa duhet “persona me ngjyrë, gra, lezbike, biseksualë e transgjinorë dhe persona me aftësi të kufizuar” midis gjykatësve të vendit. Ohio State University ka siguruar financime për institutin kërkimor Kirwan Institute for the Study of Race and Ethnicity që i kushtohet studimit të racës e të etnisë, që nga ana e tij ka kuruar formimin për Los Angeles City Workers. Nën egjidën e filantropit, pastaj programi “Trustee Leader-Scholar” në Bard të New York, ndër kurset më të rëndësishme: “Black Body Experience”, “Bard Palestine Youth Initiative”, “Migrant Labour Project”, “Palestine Awareness Project” dhe “Trans Action Initiative”.

“Sorosi më kujton Magnetin”, ka thënë pak javë më parë Elon Musk, duke e krahasuar speulatorin me antiheroin e Marvel. «Ti presupozon se ai ka qëllime të mira, por nuk është kështu. Dëshiron të erodojo teksturën e vetë qytetërimit, Sorosi e urren njerëzimin».

(nga La Bussola Quotidiana)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply