4 Korriku/ Berisha: Zoti i bekoftë SHBA-të, flamurin dhe lirinë e tyre!

Kryetari i PD, Sali Berisha postoi në faqen e tij sociale një mesazh urimi me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA. Berisha shkruan se, edhe për shqiptarët, kjo është një ditë e bekuar.

Mesazhi

4 Korriku- dita e Pavarësisë së SHBA!

Miq, sot kombi i madh amerikan feston!

Kombi i lirisë feston ditën e Pavarësisë, 247 vjetorin e Pavarësisë së tij. Ne këta 247 vite, kombi i madh amerikan shndërroi SHBA në vendin më te lirë, më të fuqishëm, më të zhvilluar dhe më të begatë të planetit dhe kontribuoi më shumë se çdo komb tjetër për lirinë e kombeve të tjerë të shtypur dhe pushtuar në mbarë botën.

Për ne shqiptarët, një komb jetim me histori tejet të veshtirë, kjo është një ditë e bekuar pasi në të gjitha momentet tona kritike kemi patur fatin e madh të kemi në krahun tonë SHBA, të cilat kanë luajtur role përcaktues për lirinë e kombit tonë.

Duke shprehur mirënjohjen tonë të pakufishme le të urojmë nga zemra:

Zoti i bekoftë SHBA-të, flamurin dhe lirinë e tyre! #sb

About Redaksia

Check Also

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …

Leave a Reply