Të blesh 2 dhe të marrësh 8 falas!

Nga Luçiano BOÇI

Ble 1 bluzë merr dy!
Ble dy merr tre!… dyqani në likujdim total!
Ble një picë merr një kola falas!
Këto oferta i kemi dëgjuar shpesh.
Po të blesh dy dhe të marrësh falas 8 kjo është e paparë fare.
Hera e parë që ndodh dhe kushedi sa është bërë rreshti i atyre që duan të blejnë tani satelitë.
Ky ishte dhe thelbi i daljes së sotme të Ramës për satelitët.
Megjithatë ka diçka që nuk shkon.
Gjithë kjo ulje çmimi i bie që malli të jetë ose afër skadencës, ose nuk kryen funksionet për të cilin është blerë.
– E në fakt ku ishin këta satelitët e famshëm kur gjatë fushatës plasën sheshit ndërtimet pa leje e që ende vazhdojnë?!
– Po fushat me hashash që e bëjnë sot Shqipërinë një ndër prodheset më të mëdha, ku ishin fshehur gjatë fushatës elektorale?!
– Po djegien e mbeturinave të plehrave në Vlorë e kapën këto satelitët?!
– Po fushën e mbeturinave në inceneratorin e Elbasanit ta kap ky Rama i satelitëve?!
– Po korrupsionin me ndotjen në Tiranë a e shohin vallë këto 10 satelitët?!
– Po nivelet e ujërave që do “i rregullonte” sateliti si janë?!
Në fund:
Ketë satelitin dhe erën e tij vallë e ka shpikur ky që fliste sot sikur po habiste botën?!
Kur Rama i lançoi dikur po qeshëm të gjithë.
Vetë deklarante se do bënte namin me një jo më me 10 copë?!
Sot u gajasëm plotësisht me rezultatet spektakolare të disa fotove të satelitëve që as në ekranin pas nuk dolën.
Ama pazarin e kemi me “fitim”!
Ja kemi hedh amerikanëve.
Blemë dy po morëm 8 ama!
Tani jemi superfuqi satelitore.
Urraaaaaa!!!!
SpaceX i Elon Musk drejt falimentimit tani prej Ramës!
S’na e ndjen as nga greku as nga serbi.
Armiqve e kriminelëve tanë po u dridhen leqet e këmbëve!
Por ne marshojmë drejt fitorjeve.
Si dikur nga Hoxha me bunkerët!!!!!!

About Redaksia

Check Also

Të gjithë janë të pakënaqur, por iu duhet një popull hua për të protestuar!

Nga Ilda ZHULALI Nis mengjesi, dhe dëgjoj me durimin sa mali Everest ankesat që të …

Leave a Reply