Nga Iva V.GRILLO
Historia jone, sidomos ajo e periudhave me te erreta, eshte e mbushur me episode denimesh te bashkepunetoreve te ngushte te kupoles qeverisese…
Por per ironi te fatit, keto denime asnjehere nuk perktheheshin ne zbutje te regjimit apo dhenie drejtesie. Perkundrazi…
Per sa kohe nuk cenohet vete kupola apo kokat e grupit te strukturuar kriminal (pa dijenine e te cileve nuk fluturon dot as nje mize ne institucionet e shtetit shqiptar), arrestimi i bashkepunetoreve te tyre, sado i drejte, eshte vetem nje kurban i vogel te cilin ata e vendosin me deshire ne themelet e ngrehines se pushtetit te tyre.
Arrestimi i çdo shkelesi ligji eshte i mirepritur, por per sa kohe Rama e Veliaj (si ideatoret e dirigjuesit kryesore te zhvatjes se vendit ne dekaden e fundit) kane edhe fuqine te zgjedhin llojin e kurbanit dhe kohen kur te sakrifikojne bashkepunetorin e radhes per pushtetin e tyre, atehere drejtesia nuk eshte gje tjeter veçse nje shkop baseball-i ne duart e nje regjimi.