Edi Rama ka vijuar të shpërblejë grupimin Basha-Alibeaj për shërbimin që këta të fudit bën në farsën elektorale të 14 majit edhe në Elbasan.
Këtë të hënë u bë konstituimi i Këshillit Bashkiak në Elbasan, ku siç pritej, socilistët kanë bashkuar votat me këshilltarët e grupit Basha-Alibeaj, për zgjedhjen e drejtuesve të këshillit.
Lutfi Lala nga Socialistët u zgjodh kreu i Këshillit Bashkiak, ndërsa u rrëzua kërkesa e koalicionit Bashkë Fitojmë, si grupi më i madh i opozitës në Këshill, për të zgjedhur si një nga dy nënkryetarët e këtij institucioni, Valbona Balliun. Socialistët, rrëzuan këtë kërkesë të opozitës, ndërsa me 32 vota të tyre, zgjodhën si nënkryetar të Këshillit Zamir Muzhaqin, këshilltar i grupit Basha-Alibeaj në këshillin bashkiak.
Kjo situatë ka sjellë debate në këshill, ku kreu i këshilltarëve të opozitës, Blendi Himçi ka kërkuar të flasë gjatë mbledhjes, por socialistët kanë tentuar madje t`i mohojnë dhe fjalën.
Pas mbledhjes, Blendi Himçi u shpreh se kjo situatë ishte konfirmim i marrëveshjes Rama-Basha, ndërsa u shpreh se Gledian Llatja është kryetar bashkie ilegjitim.
Elbasani është bashkia e Radhës, ku Edi Rama shpërblen Lulzim Bashën duke i dhënë poste drejtuese në këshillin bashkiak, ndonëse grupi Basha-Alibeaj është në minorancë në të gjitha bashkitë.
Pak ditë më parë, këshilltarët e pengut Basha bashkuan votat me PS dhe zgjodhën një socialist nënkryetar të këshillit bashkiak të Vlorës.