Berisha: Prokuroria Speciale është në tavë për llogari të Ramës dhe Veliajt

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Prokuroria Speciale është në tavë për llogari të Ramës dhe Veliajt. Berisha tha se, me urdhër të Edi Ramës, SPAK gjer sot nuk ka guxuar të hetojë, të ngrejë akuzën më të vogël për procedurën korruptive të aferës më të madhe në hetim në 32 vitet e fundit.
“Partia Demokratike deklaron se hetimi dyvjeçar fakton katërcipërisht se Prokuroria Speciale funksionon si një aneks i organizatës kriminale të quajtur qeveria shqiptare.
Me urdhër të Edi Ramës, SPAK gjer sot nuk ka guxuar të hetojë, të ngrejë akuzën më të vogël për procedurën korruptive të aferës më të madhe në hetim në 32 vitet e fundit.
Kjo prokurori, ndonëse ka lëshuar dhjetëra arresti për ministra, drejtorë, deputetët, punonjës apo biznesmenë, ajo kurrë ndonjëherë nuk ka vendosur një konfiskim të veprës së krimit, nuk ka konfiskuar as vetë djegësat me pretendimin absurd se nuk dihen pronarët dhe mund të përfundojnë në arbitrazh. Sipas kësaj logjike, arbitrazhi ndërkombëtar mund të qëndrojë në krahun e krimit ose afera nuk është korruptive. Çdo aferë kriminale ndëshkohet me ligj.
Prokuroria e partisë që lejon me mosveprimin e saj vjedhjen çdo muaj të së paku 2-3 milionë euro, është vetë direkt në tavë. Ajo mban këto qëndrime, sepse çdo lëvizje e saj e çon direkt atë te dy persona: Edi Rama, Erion Veliaj!
Ndaj dhe ndonëse gjer më sot, një numër zyrtarësh janë burgosur me një numër akuzash që nuk kanë lidhje me procedurën antiligjore të firmosur nga Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të organizatës kriminale dhe kjo vetëm sepse çdo fjalë apo rresht në këtë drejtim, të çon te kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj dhe Lefter Koka.
Prokuroria speciale paraqiti një aktakuzë prej disa faqesh, një akuzë që ishte pa lidhje direkte me djegësave, akuzë të cilën duhej ta bënte ILDKP për dhurata të paligjshme, mosdeklarime apo fshehje pasurie.
Prokuroria Speciale faktoi dje përfundimisht se është një vegël mjerane në duart e bosit të aferës së djegësave sepse nuk guxoi ta akuzonte Arben Ahmetajn për mungesën e plotë të djegësit të Tiranës. Ajo nuk e akuzoi atë as për djegësin e Fierit, ndonëse Ahmetaj ka në varësinë e tij në Ministrinë e Financave njësinë e mbikëqyrjes së projekteve me fonde publike.
Prokuroria Speciale nuk e akuzoi Ahmetajn për veprim apo mosveprim ndaj kontratës që nuk lejon në asnjë rrethanë zgjidhjen e saj, vetëm e vetëm se ai është neni Rama-Veliaj.
Prokuroria Speciale e PS nuk e akuzoi dot Ahmetajn për dhënien e bonusit për një kompani që nuk ekzistonte. Kjo do akuzonte direkt Ramën, Agaçin dhe Veliajn.
Të gjitha këto faktojnë se me qëndrimet e saj dyvjeçare, Prokuroria Speciale zbatoi politikën e kokave të turkut, të kontrolluar nga Edi Rama për interesa të pushtetit të tij”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardeli: Rritja e çmimit të ujit duhet të ndalet menjëherë! Shkodra nuk ua ka për borxh!

Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli ka reaguar gjatë ditës së sotme në një deklaratë për …

Leave a Reply