Pyetjes së një gazetari se, a është i lidhur Basha me inceneratorët? Berisha u përgjigj se, kishte një periudhë që kjo seli nuk i denonconte djegësat.
“Ka qenë një periudhë kur PD nuk pranonte të denonconte djegësat.
Për koincidencë, një familjar i imi që është specialist dhe merrej shumë me këtë punë, nuk i pranoheshin të bënte deklarata nga partia.
Kjo periudhë ka zgjatur.
Në një periudhë jo të shkurtër, PD ka refuzuar të japë për ekspertët e saj, hapësirën për denoncimin.
Është folur që këta kanë një lidhje me Mërtirin dhe Zoton, por nuk kam të dhëna për këtë.
Ajo që di është se për muaj të tërë nuk pranoheshin djegësat nga kjo seli”, tha Berisha.
Check Also
Veliaj pritet me protesta para SPAK: Hajdut, po të zënë hakat…
Disa qytetarë kanë protestuar me pankarta në duar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, pasi …