Deputeti i PD, Saimir Korreshi, sot në seancën e fundit parlamentare ka shkruar me një kokërr shalqi me vete. Pas tufës me grurë dhe qeseve të plehrave që ka sjellë herët e tjera, shalqiri këtë herë për Korreshin simbolizonte gjithçka i ka ofruar sipas tij ministria e Bujqësisë fermerëve, pas pezullimit te fondeve i PARD nga BE.
“Sot solla një shalqi në shenjë simbolike. Ky shalqi nënkupton sa i madh ishte fondi IPARD 1 dhe IPARD 3-shit. Unë do jua hap për t’jua vërtetuar se çfarë ka brenda shalqiri. Kjo ka ngel për të gjithë fermerët, tjerat i hëngri ministria me AZHBR dhe si simbol (nxjerr një kastravec), këtë na ka lënë IPARD 3-shi të gjithë shqiptarëve. Kjo qeveri hajdute nuk i meriton voto e këtyre njerëzve, se përditë e më keq po na nxjerr bëjnë kudo përfaqësohemi.