PS rrëzon kërkesën e opozitës për mocion me debat me Ramën, Berisha reagon direkt në Facebook

Kryetari i PD, Sali Berisha, është detyruar t’i drejtohet qytetarëve  nga foltorja e Kuvendit direkt nëpërmjet Facebook për të denoncuar, pasi nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj i ka mbyllur mikrofonin dhe ka vazhduar të përfundojë me shpejtësi, rrëzimin e kërkesave të opozitës për interpelancë dhe mocion me debat për Kryeministrin për çështjet e mprehta që fillonin që me arratisjen nga Shqipëria të zëvendësit të tij, Arben Ahmetaj.

“Në zbatim të neneve 89 dhe 98 të rregullores dhe i fton deputetët t’i lexojnë ato nene para se të kërkojnë fjalën, mbasi u dëgjua një folës pro dhe një folës kundër kërkesat, kalohet në votim, tha Felaj. –   Dhe unë jam e vendosur të zbatoj rregulloren e Kuvendit, sepse ju këtë më kërkuat. “Zbato rregulloren”. Kështu që votojmë për secilën nga kërkesat. Votimi është i hapur dhe votohet me karton.

Kush është kundër mbajtjes së interpelancës urgjente? Nga votimi më i largët deri tek votimi më i afërt, kështu votohet sipas rregullores. Faleminderit kolegë! – Miratohet kërkesa për ta rrëzuar interpelancën.

Kalojmë tek kërkesa e dytë, ajo e mocionit me debat. Edhe këtu u dëgjua një folës pro, një folës kundër dhe votohet me karton dhe me votim të hapur.

Kush është kundër mocionit me debat në seancën e sotme plenare? – 65 deputetë rezultojnë të jenë kundër. Kështu që nuk pranohet as kërkesa për mocion së bashku me interpelancën. Vijojmë me kërkesat e tjera që u bënë gjatë rendit të ditës“, vazhdoi Felaj.

Kanë qënë tri projektligje të debatueshme për të cilat e ka ngritur zërin sot jo vetëm opozita në sallë por edhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë, që goditen nga njëri prej tyre.

 

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …

Leave a Reply