Berisha: Çdo ditë që kalon, Erion Veliaj e ka vendin në burg!

Kryetari i PD, Sali Berisha, denoncoi sot kryebashkiakun e Tiranës për aferën e djegësave dhe për presionet që po ushtron ndaj votuesve në Rrogozhinë. Berisha tha se, çdo ditë që kalon, Erion Veliaj e ka vendin në burg!

“Kandidati i PD ka bërë dhe po bën një fushatë të shkëlqyer. Atij i grabitën fitoren. Kam besim se zgjedhësit e Rrogozhinës do votojnë kandidatin e tyre fitimtar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe të gjitha qëndrimet antiligjore të Erion Veliajt dhe bandave të tij, presionin e tmerrshëm ndaj qytetarëve të Rrogozhinës.

Erion Veliajt, që është një nga tre më kryesorët e klanit të plehrave të qeverisë, njeriu që shndërroi investimin publik për djegësat në koncesion, njeriu që falsifikoi vendimet e Këshillit Bashkiak dhe të Qarkut, Erion Veliaj vjedh në mënyrë të tmerrshme se përveç tarifave prej 29 eurosh, që depoziton mbetje të qytetit, po kaq edhe Sako, një eksponente kryesore e mafies së plehrave, përveçse detyron për 29 euro toni, detyron ndërtuesit që çdo inert, çdo beton, çdo dhe- dheu është mall, nuk është mbetje, e blejnë dhe e shesin se përdoret për kopshte, për mbyllje, për shumë gjëra- nuk mund ta çojnë askund tjetër përveçse në fushën e Sharrës dhe përkundrejt tarifave shumë të larta. Dhe mos kujtoni se del një kamion ë? Është e ndaluar se është ndërmarrja e Ramës. Salillari, tek ndërtonte një segment të unazës, i çonte mbetjet në Skurraj dhe i leverdiste shumë më mirë se të paguante në fushën e Sharrës.

Erion Veliaj, çdo ditë që kalon, e ka vendin në burg. Ai po përpiqet, po bën çdo gjë, u deklaron mëkatarëve të tjerë se e kam mbyllur me SKAP-in. Edhe mund ta ketë mbyllur. Por i them Veliajt se ajo dosje nuk mbyllet kurrë,” tha Berisha.

“Ahmetajt i thotë se e kam mbyllur në SKAP, por ai është dhjetë herë më rëndë se Ahmetaj. Pavarësisht se ai i thotë Ahmetajt se e ka mbyllur, dhe se e ke nga Fuga… çfarë Fuga, e ka direkt nga Rama. Sigurisht edhe Veliaj ka bërë punën e tij. Se këta mendojnë se po iku njëri, do qetësohen. Po kjo çështje do zbardhet”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Terrori policor, studentët shfaqen të gjakosur brenda furgonit të policisë

Pamje të rënda janë regjistruar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ku disa studentë shfaqen …

Leave a Reply