Denoncimi/ Berisha: Gjykatësja mban peng vendimin, kjo është drejtësia degë ekzekutivi

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë publike denoncimin që i ka ardhur nga disa persona të shkarkuar padrejtësisht nga puna në Vaun e Dejës. Sipas dokumentave të bërë publike personat e shkarkuar nga puna padrejtësisht mbahen peng nga gjykata edhe pse ja ka njohur të drejtën dhe kompensimin monetar.

Postimi

Drejtësi Banditësh!

Prej dy vitesh gjykatësja mban peng vendimin e tij! Turp dhe krim!

Kjo është drejtësia degë ekzekutivi!

Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentat e tij.

Përshëndetje i madhi z, Berisha, jemi 5 persona që na ken hjek nga puna që nga viti 2019-2020 për arsye politike sepse jemi kryetar dhe anëtar te PD ndër vite, mbasi na ken hjek nga puna ku kemi punuar ne ujësjellës ne bashkinë vau dejes, ne jemi bërë te gjithë bashkë dhe i kemi hedhur ne gjygje, mbasi kemi bërë disa seanca gjygjesore prej ni viti ma ne fund gjygjtarja Arta llazari na jep te drejte neve nga disa paga, dhe se jemi hjel padrejtesish nga puna, ky vendim ka 2 vjet e gjyse si është dhanë, dhe qysh ne at kohe dhe deri ne sot nuk është shqyrtuar akoma vemdimi nga gjygjtarja, kemi bërë disa her takim ne zyre me gjygjtaren dhe nuk na është dhanë asni sqarim se pse ky vendim nuk zbardhet dhe me na dhënë te drejte rrugët për apelim apo për egzekutim vendimit, kemi bërë kerkes edhe krytarit te gjykates se shkallës parë ne Shkodër dhe asni përgjigje skemi marrë nga asni, avokati si kemi neve, Anton kostera na ka thane se une skam qa baj ma, se i kam konsu tana te drejtat e mija si ligjore ashtu edhe njrzore me gjygjtaren, tani po ju drejtohemi juve, dhe ju lutemi të na ndihmomi dhe ta beni publike kyt problem si kemi neve me shum rrespekt dhe ne pritjen e pergjigjes tuaj, ju përshëndet Gjergj lisi hajmel

Kemi kërkuar edhe ne zyren e diskriminimit ne tiran ku na kane dhene te drejte neve se jemi hjek politikish nga puna, kemi fitu edhe gjygjin ne gjykaten administrative ne Tiranë,atje e ken apelu kto te bashkis, dhe e kemi ne apel, po atje ken hec tana gjanat ne rregull, problemin e kemi me gjygjtaren ktu ne Shkodër si nuk e zbardh venimin

About Redaksia

Check Also

Veliaj pritet me protesta para SPAK: Hajdut, mashtrues 99-sh…

Disa qytetarë kanë protestuar me pankarta në duar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, pasi …

Leave a Reply