“Më falni se e vrava pa dashje”

Djali i anëtares së KLP ka dashur të justifikohet për vrasjen e ndërtuesit duke deklaruar se e ka vrarë pa dashje!

Rei Meta djali i anëtares së KLP ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Vlorë.

Rei Meta pas sherrit me 55-vjeçarin Armando Meshau. Meshau ndërroi jetë pasi u godit me grushte nga Rei Meta, pas një konflikti me pronën i ndodhur mes tyre.

Dëshmia në polici e Rei Metës: “Nuk ka pasur qëllim që të vras 55-vjeçarin dhe se në kancelari ai me viktimën janë takuar rastësisht dhe se të dy do të printonin disa dokumente”.

Gjithashtu në dëshmi Rei Meta thotë se viktima, Armando Meshau e ka ofenduar i pari dhe ky e ka goditur kur konflikti ka agravuar. 33 vjeçari pretendon se ka goditur për vetëmbrojtje dhe se 55-vjecari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën.

About Redaksia

Check Also

Linda tjetër flet pak për videot me Agasin

Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda …

Leave a Reply