Kryediplomati grek: Nuk mund të vazhdojë më procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE pa shtet të së drejtës

Kryediplomati grek Gerapetritis në intervistën për televizionin kombëtar iu referua sërish rastit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himares, Fredi Beleri i cili gjendet që nga data 12 Maj në qelitë e paraburgimit i akuzuar për blerje votash.

Sipas qeverisë greke mbajtja në paraburgim e Belerit nga autoritetet shqiptare, është akt i paligjshëm dhe cënon shtetin e së drejtës. Madje Gerapetritis flet për një autogol të Tiranës zyrtare e cila me këtë sjellje mund të frenohet ne rrugën drejt BE-së.

“Qeveria jone që në fillim ka ndërmarrë një sërë nismash jo vetëm për lirimin e tij por edhe për krijimin e mundësisë që të bëj betimin. Kemi vënë në dukje se këto pengesa çojnë në një tension të përshkallëzuar. Me mënyrën se si funksionon, pala shqiptare me siguri po bën autogol.

Heqja e mandatit të Belerit si kryebashkiak i Himarës do të nënkuptonte një përkeqësim serioz të marrëdhënieve greko-shqiptare.Nuk ka sesi të vijojë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE kur ka një shkelje të tillë të shtetit ligjor dhe prezumimit të pafajësisë së Fredi Bellerit.”

Duke thënë se mënyra e trajtimit të çështjes përbën një pengesë serioze në rrugën e Shqipërisë drejt familjes europiane, ministri i Jashtëm grek shtoi se tensioni i krijuar nuk është aspak i dobishëm për vendin fqinj. Nëse Fredi Beleri nuk betohet ne afatin gjashtë mujor që përcakton legjislacioni shqiptar ai e humbet automatikisht mandatin që i besuan me 14 Maj qyetarët e Himarës.

About Redaksia

Check Also

“Trump, turp i civilizimit”, Linda Rama thotë se ka të njëjtin mendim me Edin për Presidentin amerikan

Linda Rama pohon sot se ka pasur të njëjtin mendim me bashkëshortin e saj kur …

Leave a Reply