10 fakte që nuk i dinim para 1 viti

Foto vjet tek inceneratori i Tiranes me 5 pyetjet e perditshme. Sot jane mbi 50 pyetje pa pergjigje. Asokohe nuk dinim qe:

1.Veliaj kish nisur 5 letra per ndertim inceneratori ne kundershtim me sugjerimet e IFC/JICA;

2.Agaci & Metani pergjegjes per injorimin e APP, kalimin e kontrates brenda dites, nenin “Pamundesia e nderprerjes se kontrates” dhe bonusin 8 pike per nje kompani qe nuk ekzistonte;

3.tek tubat e ventilimit te pastrueses se Alda Klosit dolen 500,000 euro;

4.Alba Thoma shkruante pasthirrma “uffffff” apo “bravo!” ne emaile;
5.“konsulenti” Zoto shkruante edhe kerkesen per bashkine/ministrine X edhe pergjigjen per ministrine Y edhe vendimin per keshillin bashkiak;

6.burri i Spiropalit i kish bere dhoro 3.5 miljon € Zotos dhe pastaj e kish edhe “Consigliere”;

7.Frida Krifca I kish bere dhoro Zotos 310,000 € nga taksapaguesit Evropiane;

8.Zoto i kthen nderin me 50 miljon leke vellait te Krifces;

9.Ahmetaj dhe Gjiknuri merrnin dhoro udhetime e hotele neper Evrope;

10.vec 1 jave pasi Alqi Bllako anulloi tenderin per heqjen e mbetjeve urbane nga porto romano se duheshin parate per termetin (dhe ku 4 kompani ishin futur ne gare) i vjen shkresa me firme direkt nga EDI RAMA qe ta beje me Prokurim te drejtperdrejte (pra te shkele ligjin) dhe ju dhane 15 miljon € kompanise Viktoria Invest pa TENDER fare, vec duke u pare me sy e dike pasur letren e paligjshme te Sulltanit.

Keto 10 pika nuk i dinim vjet. Por sot cdo njeri e di se eshte vjedhje e 430 miljon € (deri tani mbi 110 miljon), dhe se eshte orkestruar me urdher nga Rama-Agaci-Metani-Ahmetaj-Veliaj-Bllako duke perdor si seksere Mertirin e Zoton. I gjithe shteti nen kembet e tyre. Gjithe sharra monopol i mbetjeve biles edhe dherave! Policia u be e monopolit te dherave te Sharres. Nuk ka polic qe nuk e di se dherat duhej te shkonin vec ne Sharre se ishte monopol i Rames & Veliajt. Drejtesia me rregji u be bajate. Faktet jane kokeforta.

About Redaksia

Check Also

Kontrabanda 36 milionë euro me cigaret dhe roli i koordinatorit të Ramës me krimin, Ergys Agasi për të fshirë gjurmët

“BIRN” Paraditen e nxehtë të shtunës, një grua në mesin e të 30-ave afrohet në …

Leave a Reply