Mesazhi i Ramës për ushtarët e tij në media: Kulla është e imja, mbyllni gojën

Arkitekti i shpërfytyrimit të Tiransë ka bërë sot një sqarim të gjatë në rrjetet sociale me një mesazh edhe për ushtarët e tij në media për ndërtimin e kullës më të lartë në Tiranë. Përmes shkrimit , Rama i urdhëron mercenarët e tij medatikë të mbyllin gojën se kulla është e tij dhe jo e Berishës.

Pjesë nga shkrirmi i Ramës

Për ata që shkruajtën e ngritën tymnajën e kullës në qendër, Rama shkruan: “ U hapën kështu thasët e baltës, marrë turravrap në krahë për të ngritur rreth hurit të gjetur mes vapës së gushtit mullarin e “grabitjes” së radhës, duke ushqyer dëgjues, lexues e thashethemues që kanë ende dëshirë e nge të përtypin baltë nga e thasëve të këtyre hamejve të së shkuarës dhe duke mbajtur kësisoj vetveten me gajretin e pavdekshëm të iluzionit të vjetër, se kështu do të rrëzojnë regjimin. Dhe u nakatosën bashkë me baltën e gërrgërrditësve të zakonshëm edhe kunja të vjetra, gozhda inatesh të pandryshkura, vida gjelozirash të pashërueshme e jargë zilirash të pangushëllueshme dhe mullari u lartësua me shpejtësi, në pikën që u krahasua deri edhe me “djegësat” famëkëqinj apo u shikua si një i atillë katallan i zi, që mund edhe t’i linte vetë “djegësat” nën hijen e tij”.

Në mbyllje kryeministri Rama tregon se skema ka qenë e qartë.

Zhurmuesit pranë tij donin që të ngrihej një zhurmë e madhe që të mbulonte aferën e djegsave që ka shqetësuar më dhjetra zyrtarë të Rilindjes.

About Redaksia

Check Also

SPAK po heton Trumpin? Për çfarë e pyetën në SPAK Këlliçin?

Ish-kandidati për kryetar bashkie të Tiranës, aktualisht drejtues politik i PD-së për këtë qark Belind …

Leave a Reply